Teksa Altin Ndoci endet i lirë, pas arratisjes spektakolare nga spitali i Durrësit, Prokuroria e qytetit bregdetar po heton transferimin e të burgosurit, në një paraburgim të sigurisë së zakonshme në një kohë që ai konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Ndoci është transferuar në maj të 2020 në Durrës. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se organi i akuzës ka sekuestruar të gjitha praktikën që është ndjekur për rastin e Ndocit.

Po ashtu do te pyetet ish-drejtori i Burgjeve dhe zyrtarët që kanë bërë vlerësimin.

Kujtojmë se dy ditë më parë, Ndoci teksa ishte duke bërë disa vizita mjekësore në repartin e Infektivit, arriti që të largohej nga spitali, ndonëse jashtë derës ku po vizitohej kishte efektivë policie.

Pas ngjarjes së paprecedentë, u shkarkua gjithë zinxhiri i burgut të Durrësit, si dhe drejtori i këtij institucioni të vuajtjes së dënimit, ndërkohë që 8 persona u arrestuan.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: