Amal Clooney dhe bashkëshorti i tij George Clooney kaluan një fundjavë të ngarkuar në Nju Jork, një arratisje në qytet, që përkoi me shfaqjen mbarëbotërore të filmit të fundit të aktorit, ‘Udhëtim në Parajsë’, në kinema. Ashtu siç ka ndodhur edhe herët e tjera, valixhja e aktivistes dhe juristes së specializuar në të drejtat ndërkombëtare, ishte thuajse një gardërobë e kompletuar me të gjitha trendet e kohës. Në vetëm 24 orë, Amal Clooney u pa në tre veshje sezonale të përsosura që mund të na frymëzojnë nga mëngjesi në mbrëmje.

Fillimisht, Amal u shfaq me një veshje perfekte për një pasdite vjeshte. Një fustan midi asimetrik i bardhë dhe me qafë të lartë nga Stella McCartney dhe një çantë e bardhë nga e njëjta stiliste me zinxhirë floriri. Pamja u plotësua nga një palë çizme të gjata të zeza nga Christian Louboutin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në mbrëmje, çifti shkoi për darkë në restorantin e famshëm italian të Nju Jorkut, Locanda Verde. Pas mbërritjes së tyre, Amal Clooney u pa me një fustan të zi të vogël me temina nga Elie Saab dhe me taka me majë të zezë dhe ari nga Balmain.

Të nesërmen për të marrë pjesë në takimet e Historisë 2022 në Uashington DC ajo veshi një jumpsuit të kuq dantelle pa mëngë nga Elie Saab. Për të kompletuar look-un ajo zgjodhi një palë taka të arta me shkëlqim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb