Sekretari i Shtetit, Marco Rubio deklaroi se presidenti i SHBA-ve, vazhdon fushatën e presionit sa i takon situatës në Iran.
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, ka publikuar mesazhin e Rubio-s, i cili thekson se partnerët europianë duhet të fillojnë procesin e rivendosjes së sanksioneve ndaj Iranit.
“Dhe kjo është arsyeja pse Presidenti vazhdon me fushatën tonë të presionit maksimal. Do të vazhdojë të ketë presion maksimal ekonomik mbi Iranin derisa të ndryshojë drejtimin. Kjo është arsyeja pse jemi të inkurajuar të shohim partnerët tanë në Europë të fillojnë procesin e rivendosjes së sanksioneve ndaj Iranit.” – Sekretari i Shtetit Marco Rubio.
View this post on Instagram
