Gjatë tre viteve të fundit, projekti i USAID “IntoAlbania” – përmes platformës dixhitale të udhëtimit, ka kontribuar në mirëpritjen e 138,000 turistëve, duke gjeneruar mbi 37 milionë dollarë të ardhura dhe duke krijuar 1,500 vende të reja pune në sektorin e turizmit.

Ambasada Amerikane përmes një mesazhi në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’ thekson se USAID/Albania punon me këto biznese, në mënyrë të tillë që të krijohen vende të reja pune.

Sipas ambasadës, këto biznese të reja do të ndihmojnë në zhvillimin e Shqipërisë edhe në të ardhmen e largët dhe në mënyrë të pavarur nga mbështetja e USAID-it.

“?? | A e dini se bizneset e vogla krijojnë 2/3 e vendeve të reja të punës dhe përbëjnë 44% të aktivitetit ekonomik? Kjo është arsyeja përse USAID/Albania punon me këto biznese, për të ndihmuar në hapjen e vendeve të punës dhe krijimin e mundësive të reja për popullin shqiptar.
Ne jemi veçanërisht krenarë për mbështetjen e tyre në promovimin e turizmit në Shqipëri. Gjatë tre viteve të fundit, projekti i USAID “IntoAlbania” – përmes platformës dixhitale të udhëtimit https://www.intoalbania.com/ – ka kontribuar në mirëpritjen e 138,000 turistëve, duke gjeneruar mbi 37 milionë dollarë të ardhura dhe duke krijuar 1,500 vende të reja pune në sektorin e turizmit. Këto biznese të reja do të ndihmojnë në zhvillimin e Shqipërisë edhe në të ardhmen e largët dhe në mënyrë të pavarur nga mbështetja e USAID-it.”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: