Ambasada Britanike në Tiranë ka dhënë një mesazh të qartë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku shkruhet ndër të tjera se imuniteti nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit. Reagimi vjen ndërkohë që në Kuvend pritet sot të votohet në lidhje me imunitetin e Belinda Ballukut, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e saj.

“Ambasada Britanike thekson rëndësinë e ruajtjes së sundimit të ligjit dhe pavarësisë gjyqësore, dhe njeh progresin e Shqipërisë në reformën gjyqësore që nga viti 2016, përfshirë krijimin e SPAK-ut. Ekzekutivi, Gjyqësori dhe Legjislativi mbeten partnerë të barabartë në mbështetjen e këtij progresi si pjesë e qëllimit të Shqipërisë për arritjen e anëtarësimit në BE. Ndërsa imuniteti parlamentar duhet të mbrojë proceset demokratike, ai nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit”, thuhet në postimin e Ambasadës britanike.

0b77b2b4 0dbc 4737 982d 16e399c13fbd
0b77b2b4 0dbc 4737 982d 16e399c13fbd

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb