Teksa na ndajnë pak orë nga ndeshja finale e Play off të Botërorit mes Kosovës dhe Turqisë, ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shpreh mbështetjen për dardanët.
“Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ju mbështesim fort – luani fuqishëm dhe bëjeni Kosovën krenare!”- shkruhej aty. Nëse fiton Kosova, ekipi i Franko Fodas do shkruante historinë, pasi për herë të parë do kualifikohej për në Botëror. Në gjysmëfinale, Kosova ka eleminuar Sllovakinë falë fitores 3-4.
