Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale për të gjithë ata që kanë kontrolluar statusin e tyre për Lotarinë Amerikane #DV2026.

Në njoftim, Ambasada u bën thirrje qytetarëve që, nëse rezultojnë të përzgjedhur në faqen zyrtare dvprogram.state.gov/ESC, të ndjekin me kujdes udhëzimet dhe të plotësojnë aplikimin DS-260 në mënyrë elektronike.

Megjithatë, Ambasada thekson se përzgjedhja nuk garanton automatikisht një intervistë apo vizë për emigrim. Procesi vijon me verifikime të mëtejshme dhe dokumentacion të saktë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb