Deputeti Fatmir Mediu, ka kërkuar që Presidenti të thërrasë menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, duke theksuar nevojën për një analizë të situates, lidhur me mundësinë e sulmeve nga Irani, pas postimit të djeshëm të Ambasadës Amerikane.

“Shqipëria ka një konflikt të hapur me Iranin që kur pranoi rezistencën iraniane. Ne kemi larguar shërbimin diplomatik iranian dhe javën e kaluar është miratuar një rezolutë që shpalli Gardën Revolucionare si organizatë terroriste”, tha Mediu, duke argumentuar se situata kërkon vëmendje të menjëhershme.

Ai shtoi se paralajmërimi i ambasadës amerikane nuk është thjesht deklaratë politike, por bazuar në informacionet e shërbimeve inteligjente.

Mediu theksoi rëndësinë e një reagimi institucional dhe koordinimi të menjëhershëm për të garantuar sigurinë kombëtare përballë kërcënimeve të mundshme nga Irani.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb