Një tjetër qëndrim në mbështetje të gazetarëve të Fokus Media News,vjen nga ambasadat e huaja në Tiranë.
Ambasada gjermane në Shqipëri ka shpërndarë deklaratën e Delegacionit të BE-së në Tiranë e cila u shpreh më herët gjatë ditës së sotme, se po ndjek nga afër situatën lidhur me Fokus Media Group dhe mediat e saj.
“Mosmarrëveshjet midis të gjitha palëve të përfshira duhet të zgjidhen duke respektuar plotësisht ligjshmërinë dhe procedurat e rregullta ligjore.
Në këtë kontekst, është e rëndësishme që çdo veprim i ndërmarrë të mos cenojë mundësinë e gazetarëve për të ushtruar lirinë e tyre në përcjelljen e informacionit dhe për të ruajtur konfidencialitetin e burimeve të tyre. Këto janë aspekte thelbësore të lirisë dhe pluralizmit të medias, që janë kritike për garantimin e shtetit të së drejtës,” thuhet në reagimin e Delegacionit të BE-së në Tiranë.
