Kreu i partisë ‘Mundësia’ Agron Shehaj deklaroi nga Kuvendi se ambasadorët kanë zbarkuar sot në mbledhjen e KLP-së, për të parë nga afër procesin e zgjedhjes së drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, që mos të tentohet “rrëmbimi” i kreut të ri të SPAK nga ana e maxhorancës.

Duke iu kthyer kërkesës së tij për interpelancë me Edi Ramën, ai tha që ajo duhet të shtyhet nëse ai nuk është i pranishëm.

Kryeministri, interpelancën e kërkuar nga Shehaj ia delegoi ministres së Brendshme, Albana Koçiu gje e cila nga Shehaj u refuzua.

“Po zgjidhet kreu i SPAK. Aty janë mbledhur të gjithë ambasadat dhe nuk ka vend për gazetarët. Ata kanë frikë se ju rrëmbeni dhe kreun e ri të SPAK. Shiko se çfarë poshtërimi po i bëjnë ambasadorët maxhorancës. I them kolegëve të opozitës, se e kanë zgjedhur këta, po e bëjnë lojën për Avokatin. Kam kërkuar një interpelancë dhe thatë se është sot. Ju kam pyetur, a do jetë kryeministri? Nëse nuk është, kërkoj që interpelanca të shtyhet. Rregullorja është e qartë, ne kemi të drejtë të kërkojmë interpelancë me kryeministrin apo ministrat. Ça kuptimi ka që të kërkoj kryeministrin dhe të më vijë ministri? Ministrja Koçiu më tha, që nëse ke hall me merr në telefon”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb