Deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri në një intervistë në “Kjo Javë” me moderatoren Nisida Tufa, u shpreh se Belinda Balluku duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

Gjatë intervistës në studio, Kapri tha se kryeministri Rama ka bërë një “fushatë” për të sulmuar drejtësinë. Sipas deputeti Kapri prania e ambasadorëve në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, ishte poshtërim për Ramën.

“Në momenti që ke një akuzë për korrupsion, duhet të japësh dorëheqjen. Në Rumani kemi rastin konkret. Detajet e dosje tregojnë arsyetimin e bazuar në ligj që gjykata mori këtë vendim. Kryeministri nuk flet për çfarë kanë dalë në dosje. Por bën një fushatë për të sulmuar drejtësinë. Thotë s’po bëjmë dot linjë udhëtimi me Kanadanë, por ministres i është anuluar pasaporta. Por në momentin si zyrtar i lartë ke akuzë, dorëheqja është detyrim ligjor sepse në momentin që mban pushtetin dhe lufton me drejtësinë që këtu t’i e ke cënuar drejtësinë. Beteja e pushtetit politik dhe nuk habitem nëse do ketë bashkim me pjesë të tjera të opozitës për të goditur SPAK, nuk do habitem. Prania e ambasadorëve te zgjedhja e kreut të SPAK ishe poshtërim për Edi Ramën. Pra i tha ka garanci tjetër perëndimore dhe fati i Shqipërisë do vendoset aty. Këta nuk shkulen nga karrigia dhe do të shkulen me drejtësi. Kjo pra do ndodhi”, tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: