Ambasadori I Katarit në Shqipëri Ali Bin Hamad Al-Marri komenton gjate një interviste për televizionin News 24 kampionatin botëror të futbollit që për here të parë mbahet në një vend të botës arabe. Ambasadori Al Marri thekson se ky është i pari event i madh global që bashkon botën pas pandemisë së Covid-19 ndersa ndalet edhe te kritikat me të cilat është përballur vendi i tij. Al Marri deklaron se Katari është përballur me një fushatë dezinformuese dhe se vendi i tij ka ndërmarrë reforma të paprecedenta në Lindjen e Mesme për të përmirësuar tregun e punës dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

“Është për të ardhur keq që Shteti i Katarit, që kur u shpall fitues i privilegjit për të pritur Kupën e Botës 2022 para 10 vitesh, është përballur me shumë përpjekje për të vënë në dyshim aftësitë e tij për të zhvilluar Botërorin. Megjithatë, nisja dhe vijimi i një kampionati mbresëlënës, si dhe arritjet e shumta të realizuara në terren kanë bërë që këto përpjekje të dështojnë. Shteti i Katarit ka dëshmuar sukses të pashoq në organizimin e një prej turneve më prestigjioze të Kupës së Botës.
Ambasadori Al Marri citon Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, gjatë një fjalimi të mbajtur në hapjen e legjislaturës së re Tetorin e kaluar se: “Që kur fituam privilegjin e organizimit të Kupës së Botës, Katari u përball me një fushatë të paprecedentë që asnjë vend pritës nuk e kishte dëshmuar më parë.

Fillimisht e trajtuam këtë gjë me vullnet të mirë, madje konsideruam se disa kritika janë pozitive dhe të dobishme… Por shpejt na u bë e qartë se fushata ishte dizionformuese dhe po zgjerohej duke përfshirë trillime dhe standarde të dyfishta, deri sa arriti në nivel egërsie, që i bëri shumë vetë të pyesin se cilat janë arsyet dhe motivet e vërteta pas kësaj fushate”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb