Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar një vizitë në Sarandë, ku është njohur me historinë e qytetit dhe ka zhvilluar takime me përfaqësues të biznesit vendas.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Amerikane në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thuhet se gjatë vizitës Wendt diskutoi me drejtues të bizneseve lokale për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit.

Ambasadori u takua gjithashtu me vullnetarë të Korpusit të Paqes dhe ish-pjesëmarrës në programet e shkëmbimit të SHBA-së, të cilët, sipas ambasadës, kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve dhe miqësisë mes dy vendeve.

“Histori, biznes dhe miqësi në jug të Shqipërisë!”, thuhet në mesazhin e ambasadës, e cila vë në dukje rëndësinë e kontakteve me komunitetin lokal dhe të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb