Që ambasadori Arvizu është shumë aktiv në jetën e kryeqytetit edhe përtej axhendës zyrtare, kjo nuk është më një risi. Ai shihet shpesh të drekojë apo darkojë me personazhe të ndryshëm nga politika shqiptare, por edhe me personalitete nga gazetaria e disi më rrallë nga bota e artit. Fundjavën e kaluar, paparaci ynë arriti të fotografojë Arvizun te bar-restorant “Artisti”, i cili ndodhet afër Universitetit të Arteve. Ai nuk kishte zgjedhur për të darkuar as me politikanë apo gazetarë, por me një këngëtare. Ambasadori ishte në shoqërinë e këngëtares simpatike Rosela Gjylbegu dhe gjatë gjithë darkës nuk pati të tjerë të ftuar që t’u bashkohen atyre.
(da.xha/BalkanWeb)
