Kryetari i Bashkisë̈ së Kavajës Redjan Krali ka pritur sot në një takim Ambasadorin Gjerman në vendin tonë, Peter Zingraf. Gjatë takimit, Krali dhe Zingraf kanë folur dhe diskutuar për bashkëpunime të ngushta në ndihmë të rimëkëmbjes së ekonomisë̈ lokale dhe për projekte të ardhshme strategjike me fokus në zhvillimin e mëtejshëm të turizmit bregdetar të Kavajës, një qytet me potencial të jashtëzakonshëm turistik.

Nga ana e tij kryetari Krali e falenderoi ambasadorin Zingraf për mbështetjen e pakursyet të miqve gjermanë në ditët e vështira që kaloi populli shqiptar dhe qytetarët e Kavajës, si tërmeti i 26 nëntorit dhe kriza e pandemisë globale e Covid19. Ambasadori vizitoi edhe ambientit e reja të një kopshti, i rehabilituar së fundmi nga një investim plotësisht gjerman.

Në shenjë Mirënjohje, Kryetari i Bashkisë Redjan Krali i dorëzoi Ambasadorit Zingraf suvenirin karakteristik të Kavajës me pamjet e saj më identifikuese të gdhendura në të.

“#Memiqtëmirëjemimëtëfortë??????

Ambasadori Gjerman në Shqipëri, z. Peter Zingraf, vizitoi sot qytetin tonë.
Biseduam për bashkëpunime të ngushta në ndihmë të rimëkëmbjes së ekonomisë lokale dhe për projekte të ardhshme strategjike me fokus në zhvillimin e mëtejshëm të turizmit tonë bregdetar.
Mbështetja e miqve tanë ndërkombëtarë ka qenë e pakursyer jo vetëm gjatë #tërmeteve të vitit të kaluar por dhe në menaxhimin e krizës aktuale të Pandemisë globale #covid-19.
Me Ambasadorin vizituam Kopshtin “3- Dëshmorët”, investim i shtetit gjerman, i rehabilituar tërësisht me standardet më cilësore për fëmijët dhe për mbarëvajtjen e proçesit të edukimit të tyre.
Programi i Rindërtimit, fazat e tij dhe mbarvajtja e deritanishme, ishte gjithashtu kryefjalë në bisedën tonë që u mbyll me falenderimet dhe vlerësimin për mbështetjen e pakursyer që Bashkia Kavajë ka marrë jo vetëm në menaxhimin e krizave emergjente por edhe në dritën jeshile të bashkëpunimeve të ardhshme.
Në shenjë Mirënjohje, Ambasadorit Zingraf i dorëzova suvenirin karakteristik të Kavajës me pamjet e saj më identifikuese të gdhendura në të.”, shkruan kryebashkiaku.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb