Nga: AURORA GOLEMI*
TIRANE- Universiteti “Luarasi” vijon traditen duke organizuar leksione të hapura për studentet e saj me personalitete nga fusha të spikatura. Këtë radhë “Luarasi” ka mirëpritur ambasadorin grek në vendin tonë Leonidas Rokanas i cili në fjalët e tij u fokusua tek rruga e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe detyrat që ajo duhet të përmbushë për tu bërë pjesë e BE. Ambasadori grek vecoi edhe disa problematika.
“Përveç 5 prioriteteve kyçe që duhet ti përmbushni, ju keni pikëpyetje për sa i përket të drejtave të njeriut që përfshin diskriminimin, minoritetet dhe keni një problem të madh me të drejtat e pronësisë nga ana ligjore. Të drejtat e pronësisë janë pjesë e rëndësishme e prioriteteve që duhet të përmbushni”, tha Rokanas, para studentëve.
Ambasadori Rokanas deklaroi se Shqipëria duhet të marrë shembullin e Kroacisë e cila u anëtarësua në pak kohë në Bashkimin Europian teksa theksoi se integrimi do të rrisë cilësinë e jetës së qytetarëve në çdo aspekt, do të ulë korrupsionin, do të përmiresojë sistemin shëndetësor dhe arsimin.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)
