Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka uruar Klodian Brahon pas zgjedhjes në kryen të SPAK. Vetë Gonzato ndoqi nga afër procesin në KLP.

Në prononcimin e tij të shkurtër për mediat, ambasadori i BE theksoi gatishmërinë për vijimin e bashkëpunimit të ngushtë me institucionet e drejtësisë.

Gonzato vlerësoi rolin kyç që SPAK luan në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke nënvizuar se mbështetja europiane për këtë mision mbetet e palëkundur. Ndërsa shtoi se përfaqësuesit ndërkombëtarë kërkonin në krye të SPAK një kandidat me nivele pavarësie dhe integritet.

Silvio Gonzato: Kemi ardhur këtu të tregojmë mbështetjen tonë për KLP, por edhe për të treguar interes në procedurën e emërimit. SPAK ka rol thelbësor në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Është një nga kërkesat kyçe për në BE. Dje thamë që ajo që kërkojmë është një kryetar që do të vijojë punën e SPAK, dhe ajo që kërkonim ishte një kandidat me nivele pavarësie dhe integritet. Uroj z.Braho dhe që mirëpresim bashkëpunimin me të në vijim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb