Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, sot ka vizituar një qendër votimi në Vushtrri, për të kuptuar më mirë zhvillimin e zgjedhjeve.

Me këtë rast, ai i është drejtuar popullit të Kosovës edhe me një mesazh.

“BE-ja ka vendosur Misionin e Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së në Kosovë 2025 për të vëzhguar të gjitha aspektet e këtij procesi. Populli i Kosovës duhet të ushtrojë të drejtën e votës dhe të shprehë lirisht zgjedhjen e tij”, ka shkruar ambasadori Orav në X.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb