Në Prokurorinë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan vetëm pak minuta pasi u mbyll zyrtarisht procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025 u zhvillua një takim i Ambasadorit të Holandës me prokurorë që mbikqyrën zgjedhjet.

Në takim ishte i pranishëm Kreshnik Ajazi, drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, si edhe prokurorët e SPAK dhe BKH.

Ambasadori i Holandës Reinout Vous është informuar për të gjitha problematikat zgjedhore që u evidentuan gjatë këtij procesi. Diplomati holandez është njohur edhe për rastet e krimeve zgjedhore dhe për klimëm elektorale që mbizotëroi nga fillimi i fushatës deri mbrëmjen e kësaj të diele.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb