Gazetari Basir Çollaku i ftuar në ‘Studio 24” e cilësoi largimin e Ilir Prodës nga detyra e drejtuesit të Policisë së Shtetit, si vendim i marrë në presionin e ndërkombëtarëve dhe hetimeve të avancuara të SPAK.

Çollaku tha se ndryshe nga alibia e dhënë nga qeveria, Proda është një person të cilit i është marrë telefoni dhe ka një process hetimor.

Ndërkohë që ai risolli në vëmendje kohën kur Proda u zgjodh në krye të Kupolës së Lartë të Shtetit, dhe kur ndërkombëtarët i kërkuan Ramës të mos e emëronte në këtë detyrë.

“E kam thënë më parë se autoritetet partnere patën rezerva për zgjedhjen e Ilir Prodës në krye të policisë së shtetit. Madje drejtuesit e delegacionit të BE kanë patur kontakte me ministrinë e Brendshme dhe qeverinë duke i sugjeruar që të mos e zgjidhnin në detyrë pasi nuk ishte i përshtatshëm”, tha Çollaku.

Basir Çollaku: E kam thënë më parë se autoritetet partnere patën rezerva për zgjedhjen e Ilir Prodës në krye të policisë së shtetit. Madje drejtuesit e delegacionit të BE kanë patur kontakte me ministrinë e Brendshme dhe qeverinë duke i sugjeruar që të mos e zgjidhnin në detyrë pasi nuk ishte i përshtatshëm.

Kemi një individ që i është marrë telefoni, një drejtor i përgjithshëm që SPAK e kishte në proces hetimor dhe ndoshta SPAK ka avancuar me hetimet. Dumani në raportimet në Kuvend ka deklaruar se ka oficerë të lartë të lidhur me grupet kriminale dhe nëse SPAK do të kërkonte një masë sigurie për një drejtues policie në detyrë, kur jemi diskutuar për zv/kryeministren, situata penale rreth qeverisjes dhe aktorëve të rëndësishëm, kur zonja Hyseni dhe emra të tjerë na dalin tek dosjet, Rama ka menduar të largojë trysninë.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb