Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin e ri të Shtetit të Katarit në Tiranë, Sh. T. Z Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dossari, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Begaj i uroi mirëseardhjen z. Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dossari, duke pranuar dhe Letër Kredencialet si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Katarit në Shqipëri.

Kreu i Shtetit garantoi mbështetjen e tij për vazhdimësinë e traditës së mirë disavjeçare të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Katarit.

  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb