Ambasadori i Shteteve te Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker ishte sot në një vizitë në Shqipëri. Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë pamje nga takimet e tij, ku mes të cilave ishte edhe takimi me kryeministrin Edi Rama,.

Në një postm në rrjetet sociale, theksohet se Whitaker ka përcjellë mesazhin e fortë të Presidentit Trump mbi zhvendosjen e barrës së mbrojtjes së NATO-s.

“Ambasadori i Shteteve te Bashkuara në NATO, Mattheë Whitaker, vizitoi sot Shqipërinë, duke përcjellë mesazhin e fortë të Presidentit Trump mbi zhvendosjen e barrës së mbrojtjes së NATO-s në takimet me Kryeministrin Edi Rama, Ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi dhe Ministrin e Financave Petrit Malaj. Shqipëria ka qenë një aleate e palëkundur e NATO-s, një lidere rajonale në sigurinë kibernetike dhe një anëtare themeluese e Bordit të Paqes. Ne mund të bëjmë edhe më shumë me zbatimin e plotë nga Shqipëria të angazhimit prej 5% të PBB-së për Shpenzimet e Mbrojtjes sipas Konventës së Hagës”, thuhet në postim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb