Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo është takuar sot me kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.
Gjatë takimit Cutillo dhe Dovrani biseduan për Reformën në Drejtësi. “Puna e Këshillit të Emërimeve – KED – ka rëndësi të jashtëzakonshme për realizimin e Reformës në Drejtësi”, u shpreh Dvorani.
Ambasadori italian tha se “uroj që mbledhjet e KED-it në vazhdim të jenë produktive dhe në interes të Shqipërisë dhe të gjithë shtetasve shqiptarë”.
(BalkanWeb)
