Ambasadori Michel Tarran, ka marrë sot detyrën e kryetarit të ri të Prezencës së OSBE-së në vendin tonë. Tarran është një diplomat francez me shumë përvojë, edhe në Shqipëri.

Pas zgjedhjes në këtë detyrë, Tarran tha se pret me padurim të punojë me ekipin e tij, krah për krah partnerëve shqiptarë

“Jam jashtëzakonisht i lumtur, si profesionalisht edhe personalisht, të kthehem në Shqipëri si Kryetar i Prezencës së OSBE-së, një organizatë që ka kontribuar kaq shumë për zhvillimin e këtij vendi të bukur. Pres me padurim të punoj me ekipin tim të mrekullueshëm dhe krah për krah partnerëve shqiptarë”, tha ambasadori.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb