TIRANE-BEOGRAD-Pas refuzimit që i bëri notës së protestës serbe, ambasadori shqiptar Ilir Bocka është ‘ndëshkuar’ nga qeveria serbe. Sot Serbia deklaron se nuk do ta njohë per 6 muaj ambasadorin shqiptar të akredituar në Beograd.
Gjithcka pati si zanafille gurin qe qelloi autobusin me futbolliste serbe ne Tirane, ku autor u identifikua nje 14 vjecar, tanime ne arrest nga policia.
“Për 6 muaj jo kontakte diplomatike me ambasadorin Ilir Bocka”, u shpreh kryeministri serb Vucic që shtoi: “Kishim dy opsione për Bockën. Një opsion ishte, ta deklaronim ‘non grata’, tjetri te mos e njihmin per 6 muaj. Vendosem per te dyten”.
Vucic thekson me tej se, asnje zyrtar i larte serb nuk do te kete kontakte me ambasadorin shqiptar per 6 muaj.
AMBASADORI BOÇKA: QËNDRIMI I SERBISË, PROCEDURË DIPLOMATIKE, FITORE KOMBËTARES SONË
Pas reagimin të Beogradit zyrtar për qëndrimin e ambasadës shqiptare në Serbi, ambasadori ynë atje, Ilir Boçka në një prononcim përmes telefonit për Neës24 ka thënë se kjo është një procedurë diplomatike dhe nuk cenon marrëdhëniet mes dy vendeve. Boçka i ka uruar fitore Kombëtares shqiptare në përballjen e sotme.
“Dua t’i uroj fitore Kombëtares sonë. Djemtë e kombëtares janë të mrekullueshëm. Qëndrimi i Serbisë, një procedurë diplomatike. Kjo nuk cenon marrëdhëniet tona diplomatike”, tha Boçka.
MPJ E SHQIPËRISË: SPORTI DHE POLITIKA JANË TË NDARA NGA NJËRA-TJETRA, KOMUNIKIMI SERB I PAPËRSHTATSHËM
Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë (MPJ) ka reaguar menjëherë mbi deklaratën e bërë nga qeveria e Serbisë për ambasadorin shqiptar Ilir Bocka. MPJ thekson se është zhgënjyer nga veprimet e autoriteteve serbe ndërsa shtojën se sporti dhe politika duhet të jenë të ndarë nga njëra-tjetra.
“Jemi të zhgënjyer nga veprimet e autoritete serbe. Po paragjykojnë vullnetin e autoriteteve shqiptare që për momentin janë të interesuar për mbarëvajtjen e ndeshjes së futbollit. Sporti dhe politika janë dy fusha që janë të ndara nga njëra-tjetra. Komunikimi i MPJ serbe i papërshtatshëm. Reagime të tilla janë përtej rregullave të gjithëpranuara dhe na kujtojnë praktika të tejkaluara. Kjo është dita e sportit dhe e lojës së ndershme”, thuhet në një prononcim të MPJ.
GURE AUTOBUSIT SERB NE TIRANE, AMBASADORI BOÇKA REFUZON NOTEN E PROTESTES SERBE: NUK NDODHI GJE!
Ora 01:00-Ambasadori i Shqipërisë, Ilir Boçka, e ka refuzuar ftesën e Ministrisë së Jashtme të Serbisë për të pranuar notën e protestës duke thënë se asgjë nuk ka ndodhur.
Në njoftimin e MPJ-së serbe thuhet “Në kundërshtim me rregullat dhe praktikën diplomatike, ambasadori shqiptar, Ilir Boçka, pas instruksioneve nga Tirana zyrtare, ka refuzuar t’i përgjigjet ftesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme për të pranuar notën e protestës së Serbisë. Nota e protestës sonë për incidentin e rëndë dhe sulmin ndaj përfaqësueses së futbollit të Serbisë, me arsyetimin se ‘asgjë nuk ka ndodhur’ ”, transmeton B92.
Ministrija e Punëve të Jashtme serbe shton më tej se do të ndërmarrë masa të mëtejshme për shkak të “kësaj sjelljeje të pahijshme të ambasadorit shqiptar në Serbi”.
Ambasadori shqiptar Boçka ishte ftuar me urgjencë në MPJ-në serbe për notën e protestës nga kjo ministri, për shkak se u hodh një gur në drejtim të autobusit të përfaqësueses së Serbisë në Tiranë.
Ministria e Jashtme e Serbisë akuzon autoritetet përgjegjëse shqiptare për neglizhencë në organizmin për mbarëvajtjen e ndeshjes.
(d.b/m.k/g.b/BalkanWeb)
