Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa është takuar sot me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, me të cilin ka diskutuar për procesin e integrimit të vendit në BE.
Përmes një reagimi, diplomatja bëri të ditur se në fokus të bisedës ishte roli i Kuvendit në miratimin e reformave, përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian dhe garantimin e llogaridhënies së ekzekutivit.
U takova sot me z. Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar të PD-së, për të diskutuar rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
Patëm një diskutim të frytshëm mbi rolin qendror të Kuvendit në miratimin e reformave, përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së dhe sigurimin e llogaridhënies së ekzekutivit.
Kjo kërkon angazhimin e të gjitha palëve dhe që Kuvendi të jetë një hapësirë e mirëfilltë dialogu.
— EU in Albania (@EUinAlbania) November 3, 2026
Ambasadorja theksoi se përparimi drejt anëtarësimit kërkon angazhimin e të gjitha palëve politike, ndërsa nënvizoi rëndësinë që Kuvendi të funksionojë si një hapësirë e mirëfilltë dialogu.
