SHBA

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar me kongresmenen Elissa Slotkin dhe në fokus të bisedës mes tyre ka qenë strehimi i shtetasve afganë në Shqipëri.

Ambasadorja Kim shkruan në “Twitter” se ka diskutuar me Slotkin për bashkëpunimin për të hequr nga rreziku afganët, teksa ka vënë theksin në rolin e Shqipërisë, për të cilën tha se meriton një vlerësim të veçantë.

“Kënaqësi të takohem me Rep.Slotkin për të diskutuar bashkëpunimin tonë të fundit për të nxjerrë afganët e rrezikuar jashtë nga rreziku. Ne pajtohemi me gjithë zemër se Shqipëria meriton një vlerësim të veçantë për të qenë ndër të parat që ofroi mbrojtje dhe mikpritje për ata në nevojë. Faleminderit!”, shkruan Yuri Kim.

Yuri Kim Tw 1
Yuri Kim Tw 1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb