Pas divorcit me Johnny Deep, duket se është kthyer qetësia për Amber Heard. Artistja, me fotot e postuara në Instagram ka zyrtarizuar marrëdhënien e saj me sipërmarrësin Elon Musk. Konfliktet e vjetra në dashuri ja kanë lënë vendin një historie dashurie me të qetë, raporton tgcom.
Themeluesi i PayPal, 45 vjeç, ka krijuar edhe ndërmarrjen aerospaciale Space X 9, që ka premtuar të çojë dy turistët e parë në orbitën përreth Hënës, brenda 2018, si dhe është shefi i Tesla, shtëpia automobilistike e makinave që së fundmi ka arritur të kalojë në Wall Street kolosin General Motors.
Nuk është rasti i parë që artiste dhe modele janë dashuruar me njerëz që janë truri i teknologjisë. Pas divorcit nga Orlando Bloom, top modelja Miranda Kerr ka pranuar propozimin për martesë nga Evan Spiegel, themelues i Snapchat, me të cilin pritet të martohet brenda këtij viti.
Edhe Emma Watson ka rënë në rrjetën e William Knight, senior menager i kompanisë së software Medallia, me të cilin është në lidhje prej pothuajse dy vjetësh.
(da.xha/BalkanWeb)
