SHBA – Amber Heard luftoi aq shumë për të përfituar para nga divorci me Johnny Depp dhe tani që i ka në dorë nuk i do më. Ish- bashkëshortja e aktorit vendosi që të japë për bamirësi çekun më 7 milionë dollarë të përfituar nga divorci.

Paratë do t’i shkojnë American Civil Liberties Union, shoqatës për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve të abuzuar dhe spitalit të fëmijëve, Children’s Hospital, në Los Angeles.

Divorci sipas mediave angleze hyri në fuqi prej datës 16 gusht. Amber Heard çoi në gjykatë bashkëshortin e saj, duke akuzuar për dhunë ndaj saj, fakt ky që gjithmonë u hodh poshtë nga Depp.

“Gjykata më dha të drejtën për të fituar 7 milionë dollarë, por paratë nuk luajnë asnjë rol. Të gjitha do t’i dhuroj për bamirësi dhe duke bërë këtë gjë do të ndihmoj shumë njerëz që kanë vërtetë nevojë dhe që nuk dinë të mbrojnë veten”- ka thënë aktorja pas vendimit të gjykatës.

Amber Heard dhe Johnny Depp u martuan më 3 shkurt 2015 dhe pas një viti martese ata vendosën që të ndahen. Amber Heard, e akuzoi aktorin Johnny Depp për dhunë ndaj saj. Ajo para pak kohësh publikoi foto të reja, të cilat sipas saj dëshmojnë dhunën që aktori Johnny Deep ka ushtruar mbi ish bashkëshorten.

Fotografitë e publikuara nga revista “People”, treguan pasojat e incidentit që Amber deklaroi pas paraqitjes së saj në gjyq, ku dëshmoi se ndjehesh e kërcënuar për jetën e saj pas dhunës që Depp ushtroi mbi të.

30- vjeçarja regjistroi edhe një video të publikuar nga ‘TMZ’, ku 53- vjeçari shihet duke bërtitur dhe goditur dollapët përreth pasi e shoqja e pyet nëse kishte pirë një shishe verë në mëngjes.
(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb