Skena e “Festivalit të Këngës” ka bërë bashkë dy balerinët e njohur shqiptarë Ambeta Toromani dhe Kledi Kadiu që kërcyen një potpuri të valleve popullore.

Toromani u rikthye në këtë skenë pas 20 vitesh teksa kjo ishte hera e parë që kërcenin së bashku sikurse nënvizuan edhe vetë.

“Në skenë nuk kemi kërcyer asnjëherë të dy së bashku këngë popullore. Adrenalina që të sjellë skena është e madhe por më pas publiku na jep forcë. Miqësia jonë ruhet me sinqeritetin dhe respektin për punën e njëri-tjetrit. Sa herë vij e shoh Shqipërinë gjithmonë në evolucion dhe gjithmonë në punë”, tha Ambeta.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb