Kryeministri Edi Rama në konferencën e mbajtur me presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa, theksoi se synon që projekti në Zvërnec të jetë kthehet në një projekt model.
Rama solli sërish në vëmendje, “Porto Montenegro”, për të cilin tha se do ndërtohej në Shqipëri, por sipas tij investitori iku sepse nuk u mirëprit.
“Duhet pranuar që ka një alternative ndaj lirisë individuale. Unë nuk mendoj që për t’u bërë pjesë e kësaj familje duhet të sillemi korrekt. Presidenti është njeriu që mund t’u tregojë shembuj se si ato tensione, u kthyen në sukses për atë popull. Ne duhet të ecim, ne këtu bëjmë edhe Ramazan, pa dhimbje nuk ka. Do t’i bëjmë këto gjera. Projekti, ambicia ime është, që unë e ndaj bashkë-investitorë apo bashkëpronarë është që të bëjmë projekt të jetë model edhe më i lartë se Costa Navarino. Janë disa laguna në Francë, patjetër që kanë pasur edhe projekte që kanë sjellë dëme. Janë në dosje e studimeve që bëhen, në një lagunë tjetër jo në Francë kanë ndodhur pasoja të rënda. Kompanitë nuk janë mbledhur të shkatërrojnë biodiversitetin. Lek për Sazan Gurin ata nuk kanë që të jemi të qartë…Disa nga ata që luftojnë kundër kësaj do të donin t’i kishin për vete. Porto Montenegro do ndërtohej këtu. Investitori kanadez ka qenë këtu. I ka rënë këtyre dyerve dhe ka ikur sepse ka gjetur berberë me gërshërë në dorë, për të prerë biletat. Dhe shkoi ndërtoi atje. Klima e biznesit është problemi kryesor që kanë të gjithë njerëzit. Për transparencën pyesni dhe do të merrni përgjigje. Për investime strategjike nuk ka bërë asnjë kërkesë”, tha ai.
