Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky  nëpërmjet një postimi në rrjetin social X ka deklaruar  se “Amerika është në krah të Ukrainës”, duke falënderuar ish-presidentin amerikan Donald Trump për mbështetjen e tij.

Mesazhi u shoqërua me një fotografi ku Zelensky dhe Trump shfaqen së bashku me bashkëshortet e tyre, Olena Zelenska dhe Melania Trump, duke qëndruar krah për

Deklarata e Zelenskyt vjen vetëm pak ditë pasi Trump bëri një ndryshim të madh në qëndrimin e tij, duke thënë se beson që Ukraina mund ta fitojë luftën dhe të rimarrë të gjithë territorin e pushtuar nga Rusia.

Sipas Trump, Moska ka luftuar “pa qëllim” për tre vjet e gjysmë, duke lënë të kuptohet se Rusia po humb drejtimin në këtë konflikt.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb