Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko ka folur luftën në Ukrainë. Ai deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin ashtu edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duan paqe në Ukrainë.

“Tani jam i sigurt se Putini dëshiron paqe. Zelensky dëshiron të njëjtën gjë, veçanërisht tani, jam i sigurt”, tha Lukashenko në një intervistë për mediat e huaja.

Lukashenko vlerësoi se nëse lufta vazhdon dhe përshkallëzohet, dhe kjo mund të çojë në rezultate të vështira për Evropën dhe botën.

“Kjo do të përshkallëzohet në një lloj konflikti global. Prandaj, duhet të shuhet për sa kohë që është e mundur. Tani, më shumë se kurrë ekziston një mundësi e tillë, tani që amerikanët janë angazhuar seriozisht në këtë çështje”, tha Lukashenko.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb