Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një bashkëbisedim virtual me qytetarët, ku ka prezantuar disa nga masat e para që do të ndërmarrë qeveria e ardhshme e PD-së në rast fitoreje në zgjedhjet e 11 majit.

Ndër premtimet kryesore ishin heqja e taksave rrugore në javën e parë të qeverisjes, falja e gjobave për qytetarët dhe biznesin e vogël, si dhe një amnisti e gjerë për gjobat e vendosura nga viti 1992 e deri më sot. Berisha njoftoi gjithashtu blerjen e një aparati të avancuar mjekësor, PET-scaner me rezolucion të lartë, si pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

“Çdo diskriminim ndaj çdo krahine merr fund. Taksat rrugore hiqen javën e e parë të qeverisjes së PD.

Gjobat mbi qytetarët e vendosura para datës 11 maj e deri në vitin 1992, dhe kamatat do të fale, do të zërohen. Po ashtu edhe gjobat ndaj biznesit të vogël. Amnistia për qytetarët ndaj gjobat absurde do të jetë nga aktet më të para të qeverisë së ardhshme”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb