Teksa sot ka hyrë në fuqi amnistia penale, 55 të burgosur në IEVP Drenovë do të lënë sot qelitë e burgut dhe 73 të tjerë do të përfitojnë ulje të dënimit.

Sipas informacioneve nga amnistia kanë përfituar burgosurit burra të cilëve u ka mbetur pa vuajtur me pak se 4 vite nga përfundimi i dënimit por edhe te burgosurit burra mbi 60 vjeç.

Ndërkohë 73 te burgosur do te përfitojnë nga ulja e dënimit e cila për te burgosurit burra është 1.5 vite.
Në burgun e Drenovës janë 450 të dënuar dhe të paraburgosur për vepra të ndryshme penale. Nga këta 140 janë të burgosur me dënim të formës së prerë ndërsa 55 prej tyre lirohen ditën e sotme. Lirimi i tyre do të ndodhë rreth orës 13:00.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: