Një punonjës i Policisë së Himarës është ndaluar nga Agjensia e Mbikqyrjes Policore i dyshuar për veprat penale të ‘Përndjekjes’ e ‘Dhunës në familje’.

Lidhur me rastin ka reaguar ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili shprehet se vijon procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit nga ata që turpërojnë vlerat e uniformës së Policisë.

“ Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me DVP Vlorë kanë ndaluar punonjësin e policisë të Komisariatit Himarë F.XH., i dyshuar për kryerjen veprave penale “Përndjekje”, “Dhuna në familje”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” etj”, thekson Balla në reagimin e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb