Autoriteti i Mbikqyrjes Policore po kryen kontrolle në Kapshticë.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se si pasojë e kontrolleve janë sekuestruar 6 kilogramë drogë e tipit heroinë.
Droga është kapur duke kaluar në kufi, ndërsa dyshohet për përfshirje të punonjësve të policisë,
Ka qenë çështje në gjykatë për persona në hetim lidhur me transportin e lëndëve narkotike. Dhe kanë marrë informacion që do të kalonin në Kapshticë, i kanë ndaluar atje, ku është gjetur droga. Ka 2-3 vite që ishte si çështje në hetim.
Ndërkohë vijojnë kontrollet dhe pritet që të ketë njoftim zyrtar nga policia kufitare për të mësuar të tjera detaje nga operacioni.
(BalkanWeb)
