Bayern do të kërkojë të përmbysë humbjen 2-1 ndaj Interit në ndeshjen e parë në Champions. Për takimin e kthimit dha mendimin e tij për GDS, i mirënjohuri Rummenigge.
“Për Bayernin duhet një mrekulli e vogël për të kaluar më tej, pas humbjes në ndeshjen e parë në Mynih. Interi u shfaq një ekip shumë i mirë. Kështuqë do të jetë një ndeshje e vështirë për Bayernin, edhe pse jo e pamundur.
Për mua Interi është favorit për t’u kualifikuar në gjysmëfinale. Me një ndeshje të vetme, gjithçka është e mundur. Mund të rikuperosh disavantashin e një goli dhe ta dërgosh ndeshjen në shtesa. Bayernit i duhet një ndeshje e mirë. Në Mynih pas golit të Muller, duhet të ishin kënaqur me barazimin, por ata u hodhën në sulm për përmbysjen”,