Përtej gjakderdhjes gjatë fushatës së Rusisë në qytetet e rrethuara të Ukrainës, një luftë e fshehtë është duke u zhvilluar. Radari ajror “sy në qiell” po kap komunikimet midis njësive ruse, luftëtarët kibernetikë po gërmojnë për dobësi dhe vlerësimet e inteligjencës po u kalohen komandantëve ukrainas.
Aleanca e NATO-s, e shqetësuar nga një konfrontim kokë më kokë me Rusinë, është jashtëzakonisht e kujdesshme për çdo gjë që mund të interpretohet si përfshirje e drejtpërdrejtë perëndimore në luftë. Vendndodhja e qendrave logjistike për dërgesat e armëve perëndimore në Ukrainë nuk emërtohet edhe pse ato janë mjaft të qarta për këdo që mund të lexojë një hartë. Dronët MQ-9 Reaper janë në qiejt mbi fqinjët e Ukrainës, siç janë avionët e zbulimit si Boeing RC-135 dhe aeroplanët Boeing Aëacs (paralajmërim dhe kontroll ajror) që përgjojnë komunikimet. Të gjithë janë nën urdhra të rreptë që të mos devijojnë në hapësirën ajrore të Ukrainës.
Avionët u vendosën për herë të parë në shkurt gjatë afrimit të trupave ruse rreth kufijve të Ukrainës, duke fluturuar mbi Poloni, Rumani dhe Detin e Zi. Avionët Aëacs, të cilët janë vendosur shpesh mbi ose pranë zonave luftarake si Ballkani në vitet 1990, fluturojnë nga një bazë amerikane në Gjermani. Dronët fillimisht ishin marrë me qira nga kontraktorët privatë, por tani duket se janë integruar në një mision të plotë të mbledhjes së inteligjencës.
“Shtetet e Bashkuara po përdorin një shumëllojshmëri dronësh dhe me krahë fiks. . . asete për të marrë informacion taktik në fushën e betejës”, tha një ish oficer i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës për faqen e internetit të lajmeve hetimore me bazë në SHBA, The Intercept.
Informacionet bruto thuhet se përpunohen përpara se t’i kalojnë Ukrainës dhe nuk dorëzohet kurrë në kohë reale – një masë paraprake e krijuar për të shmangur çdo akuzë ruse. Ndërkohë, një dron vëzhgues rus, me sa duket në një operacion të ngjashëm të mbledhjes së inteligjencës mbi territorin e NATO-s, u rrëzua së fundmi në anën polake të kufirit polako-ukrainas.
Një nga misteret e luftës në hije deri më tani ka qenë përdorimi i përmbajtur i sulmeve kibernetike. Analistët ushtarakë supozuan se një sulmi rus në Ukrainë do të paraprihej nga një ofensivë kibernetike. Hakerët e qeverisë ruse shkelën rrjetin elektrik të Ukrainës në vitin 2015 dhe dy vjet më vonë Moska përdori malëare-in NotPetya për të depërtuar në softuerin e kontabilitetit ukrainas. Virusi u përhap në mbarë botën, nga transporti në kompanitë farmaceutike, dhe u pa si një provë për një luftë kibernetike kundër Ukrainës.
Megjithatë, siç thotë një zyrtar i Ëhitehall: “Cyber ka qenë qeni që nuk ka lehur ende në këtë luftë”.
Kjo mund të pasqyrojë qëndrueshmërinë e mbrojtjes kibernetike të Ukrainës. Google po ndihmon për të mbrojtur 150 faqe interneti në Ukrainë dhe kolektivi Anonymous i erdhi në ndihmë Ukrainës duke kapur një grumbull të dhënash nga një degë gjermane e koncernit rus të naftës Rosneft.
Deri më tani, ka pasur vetëm sulme mjaft primitive të mohimit të shërbimit që kanë shkaktuar ndërprerje të shkurtra të faqeve të internetit të qeverisë së Kievit – asgjë më e sofistikuar sesa u përdor kundër Estonisë në 2007. Kievi trumbeton fitoret e tij kur ato vijnë: një gazetë ukrainase shpejtoi t’i botojë 120,000 emra ushtarësh rusë që luftojnë në Ukrainë, të plotësuar me numrat e regjistrimit dhe njësitë, në bazë të një zbulimi kibernetik. Kjo ishte e mirë për moralin.
Një shpjegim më i mundshëm për armët kibernetike është se Rusia, si pjesë e llogaritjeve të saj të gabuara, supozoi se Kievi, qeveria dhe qyteti, do të binin shpejt. Presidenti Putin donte që rrjetet e komunikimit të mbaheshin të paprekura në mënyrë që ai të mund të transmetonte fitoret e tij.
Operacionet kibernetike kanë një rol për të luajtur në luftën e fshehtë dhe ende mund të fitojnë rëndësi ndërsa lufta e Putinit kalon në fazën tjetër. Por siç tha Thomas Rid, profesor i studimeve strategjike në universitetin Johns Hopkins, ato “nuk janë aq të dobishme sa bombat dhe raketat kur bëhet fjalë për shkaktimin e sasisë maksimale të dëmit fizik dhe psikologjik ndaj armikut”.
Kjo është arsyeja pse armatimi i shpejtë dhe i shumtë i forcave ukrainase mbetet shpresa më e mirë e NATO-s për t’i dhënë Kievit një avantazh ndaj një pushtuesi numerikisht superior. Nuk ka më asgjë sekrete për dërgesat e armëve, arkat e mbushura me armë antitank dhe kundërajrore. Dërgesat janë teknikisht të pakapshme pasi në momentin e mbërritjes me aeroplan në Poloni ato transferohen në kamionë civilë ukrainas dhe drejtohen nga kamionistë profesionistë polakë të paguar mirë, gjatë natës, nëpër një nga të paktat kalime kufitare që nuk është e bllokuar me refugjatë.
Termi ushtarak për këta kamionë është një “kolona e bardhë” dhe, siç tregohet nga një sulm i fundit raketor rus në një bazë stërvitore në Ukrainën perëndimore, pikërisht përballë kufirit polak, ata janë një pikë e dobët. Por ato nuk mund të mbahen plotësisht klandestine, sepse e gjithë çështja është të transmeothet “frika e Zotit” tek pushtuesit rusë.
Roger Boyes- The Times
Përktheu: Balkanweb
