* Astrit Hado: U rrit numri i kontribuuesve, 7% morën pension mbi tavanin
TIRANË- Zhvillohet sot në Tiranë analiza vjetore e Insitutit të Sigurimeve Shoqërore për 2015. Gjatë analizës u vlerësuan arritjet e këtij institucioni siç ishte rritja e kontribuuesve urbanë si dhe pensionet sociale. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi i pranishëm në këtë analizë tha se duhen reforma më të mëdha në shërbim të qytetarëve.
“Shqetësim numri i ankesave të nisura nga qytetarët. Duhen reforma më të mëdha në shërbim të qytetarëve. Reforma në pensione solli efekt të dukshëm. Në 2015 8.6 mld lekë më shumë kontribute, sesa në 2014. Nga viti 2013 numri i kontribuuesve u rrit me 23%
Kemi arritur edhe marrëveshje me shumë vende për njohjen e pensioneve”, tha Klosi.
Ndërsa drejtori i ISSH, Astrit Hado tha se numri i këtyre kontribuuesve shkoi në 99 198 persona. Një tjetër arritje ishte ajo e pensioneve sociale.
“Viti 2015, viti i parë ku 7% morën pension mbi tavanin. 1811 vetë mbi 70 vjeç morën pension social. Gjatë 2015 numri i kontribuesve urbanë shkoi në 99198”, tha Hado.
Drejtori i ISSH ndërkohë tha se shqetësim është rënia e kontribuesve në fshat me 33 000 njerëz.
(m.k/BalkanWeb)
