Mediat britanike kanë publikuar një analizë të gjuhës së trupit të presidentit rus Vladimir Putin, në takimin me liderë të ndryshëm botërorë, mes të cilëve edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Dr Patrick Stewart, profesor i shkencave politike dhe ekspert i gjuhës së trupit, ka sqaruar se Putin ka dy arsye për të vendosur kundërshtarët politikë dhe diplomatikë goxha të konsiderueshme, në tavolinën e shujmëpërfolur prej pesë metrash, gjatë takimeve në Kremlin.

Sipas Dr. Stewart një nga arsyet mund të jetë frika nga infektimi me Covid-19, por një arsye tjetër është edhe më pikante.

Sipas, tij, zgjedhja e një objekti që krijon kaq shumë distancë mes dy personave që do takohen, është tregues i theksimit të distancës midis dy palëve në arritjen e një marrëveshjeje.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb