Tekniku i Realit, Ancelotti dha mendimin e tij para takimit të Champions ndaj Cityt.
“Pres një ndeshje argëtuese, të komplikuar, të vështirë. Ne po mundohemi ta përgatisim mirë dhe t’i lëmë lojtarët të rikuperohen. Ideja është të planifikohet e njëjta ndeshje, duke marrë parasysh të gjitha vështirësitë që sjell kjo lloj ndeshjeje. Një ndeshje në të cilën gjithçka luhet në 90 minuta”.
“Precedentët në avantazhin tonë? Ky është një problem psikologjik, të cilin e kemi parasysh, ka ndodhur shumë herë, por është edhe e vështirë për t’i zgjidhur. Nëse thua se duhet ta planifikosh ndeshjen si 0-0 është marrëzi, askush nuk të beson, sepse 2-3 nuk mund të ndryshohet. Ajo që mund të ndryshoni është qasja ndaj lojës, jo llogaritjet”.
“Mendojmë se kemi një avantazh të vogël, duhet ta përfitojmë dhe të luajmë të njëjtën ndeshje, si herën e parë, e cila shkoi mirë.
Një shaka për Mbappen: “Duhej vetëm pak durim, periudha e adaptimit ishte thelbësore. Tani ai po luan shumë mirë”.
