Thashethemet për të ardhmen e Carlo Ancelottit nuk kanë të ndalur që nga fillimi i vitit 2023. Tekniku i njohur mund të largohet nga drejtimi i Real Madrid, për të marrë kështu në dorë frenat e Kombëtares së Brazilit.
Në dijeni për këtë gjë, drejtuesit e Los Blancos nuk duan të jenë të papërgatitur dhe po mendojnë për zëvendësuesin.
Të shumtë janë emrat që po fliten në korridoret e zyrave të madrilenëve, por veçohet një prej tyre. Bëhet fjalë për Xabi Alonso, trajneri aktual i Bayer Leverkusen.
Sipas Sport Bild, ish-lojtari i galaktikëve, ndër të tjera, është aktualisht kandidati numër një për të trajnuar ekipin në rast të largimit të Ancelottit.
41-vjeçari Xabi Alonso nuk ka një CV të pasur, pasi ka drejtuar vetëm Real Sociedad B dhe të rinjtë e Real Madrid.

(BalkanWeb)
