Protesta, gola, spektakël, por në fund pati vetëm një fitues. Real Madrid doli me pikët e plota nga ndeshja me Almerian pas më shumë se 100 minutash lojë, një sfidë që përfundoi 3-2. Pas takimit, trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti dha mendimin e tij.

“Në pjesën e parë na mungonin idetë, por edhe energjia. E nisëm ndeshjen keq, ishte një ndeshje e çuditshme. Zgjedhjet që bëra ishin të gabuara, një ekip i lodhur zbriti në fushë dhe ne dolëm shumë keq. Pas kësaj, falë karakterit tonë në pjesën e dytë luajtëm një ndeshje krejtësisht të ndryshme”.

Protestat për vendimet e arbitrave të ndeshjes- “E kuptoj, të gjithë kanë mendimin e tyre. Vendimet ishin të drejta” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: