Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti ka dalë para mediave në prag të ndeshjes së Kupës së Mbretit, ndaj Villareal.

“Kemi pasur disa dëmtime që na kanë goditur dhe që ne nuk i prisnim. Mos jesh gjithmonë në krye është diçka normale. Duhet thjesht të kalojmë këtë muaj. Nesër do të jetë një sfidë e rëndësishme edhe pse të gjithë e konsiderojnë Realin të vdekur. Ne duhet të kemi besim.

Është një periudhë e vështirë përballë rivalëve tanë që janë duke bërë mirë. Është një skuadër e re edhe pse të gjithë po flasin për Modric, Kroos dhe Benzema, por ka shumë lojtarë të rinj në skuadër. Unë mendoj se jemi në fillimin e një cikli. Jemi në një moment tranzicioni ku po kalojmë nga një epokë fantastike tek një tjetër” – Tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: