Anëtarësia e PD në bashkitë Pukë, Malësi e Madhe dhe Vau Dejës ka përfunduar votimin për kandidatët, ndërsa pjesëmarrja varion nga 60 në 70% në këto bashki.

Qarku i Shkodrës, me 11 mandate, ka një numër të madh kandidatësh për deputetë, 39 persona që synojnë të përfaqësojnë PD në zgjedhje.

Gazetari Senad Nikshiqi bën me dije për “BalkanWeb” se nga lista e kandidatëve vetëm në Vaun e Dejës dhe Pukë janë përjashtuar nga gara nga 1 kandidat.

Kështu në Pukë u skualifikua Prel Gjoni nga 7 kandidatë që ishin pjesë e listës së votimeve. Ndërsa në Vaun e Dejës u skualifikua Marin Tukaj nga 4 emra që ishin në garë.

Prel Gjoni është ish-kryetari i PD-së në Pukë, ndërsa Marin Tukaj është kryetari aktual i Forumit Rinor të PD në Vaun e Dejës.

Mësohet po ashtu se në Malësi të Madhe janë konfirmuar 5 kandidatët. Aktualisht po numërohen në Shkodër votat e anëtarësisë.

Dega Vau i Dejës
GJOK ULDEDAJ
MARIN TUKAJ (skualifikohet)
PJETER LLESHI
ZEF HILA

Dega Malësi e Madhe
ALDO GEGA
AUREL MARKAJ
ERMIRA COBAJ
FATBARDH ZEKAJ
RAMADAN LIKA

Dega Pukë
ANTONETA ZAJA
GEZIM VATA
HIL KOLA
LODOVIK HASANI
NDOC FASLIA
PREL GJONI (skualifikohet)
RROK DODA

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb