Kryeministri Edi Rama është shprehur shumë i vendosur që Shqipëria të bëj detyrat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Sipas kreut të qeverisë e gjithë procedura asistohet edhe nga inteligjenca artificiale. Rama tha se anëtarësimi në BE është një histori dashurie, ku nuk duhet të dorëzohesh deri në fund.
Edi Rama: “Unë nuk e kam humbur asnjëherë besimin, por kam thënë që kjo është një histori dashurie, ku deri kur ana tjetër do ta ndjeje për ty ti nuk duhet të dorëzohesh dhe duhet të jesh gati kur ana tjetër do hapë dritaren pasi ti rri këndon poshtë dritares, me vite të tëra dhe bën serenata. Tani dritarja është hapur, çarçafi është hedhur poshtë, ne të dashuruarit duhet të ngjitemi, duke pasur parasysh që dritarja mund të mbyllet nëse nuk ngjitemi”, përfundoi ai
(BalkanWeb)
