Me pranimin e marrëveshjes e koalicionit me CDU-në dhe CSU-në anëtarët e SPD-së hapën rrugën për qeverinë e re nën drejtimin e kancelarit Merz. Anëtarët e partisë social-demokrate SPD votuan pro marrëveshjes së koalicionit me CDU/CSU: Një përqindje e qartë prej 84.6 përqind e anëtarëve votuan për qeverinë e ardhshme të përbërë nga CDU/CSU dhe SPD.

Kryetari i SPD-së, Lars Klingbeil, do të jetë në qeverinë e re federale zëvendëskancelar dhe ministër i Financave. Presidiumi i SPD-së votoi për këtë njëzëri.

Tani rruga e lirë për kancelarin e ardhshëm Friedrich Merz.Klingbeil pritet të udhëheqë ekipin qeveritar të social-demokratëve dhe do të paraqesë deri të hënën listën e personelit për koalicionin e ardhshëm. SPD-ja pësoi humbje të konsiderueshme në zgjedhjet federale dhe do të përfaqësohet me shtatë ministra në qeverinë e ardhshme.

Me pranimin e marrëveshjes së koalicionit me CDU-në dhe CSU-në anëtarët e SPD-së hapën rrugën për qeverinë e re mes CDU/CSU dhe SPD nën drejtimin e kancelarit të ardhshëm Friedrich Merz. Zgjedhja e Merz-it dhe betimi i kabinetit në Bundestag janë planifikuar për të martën e ardhshme./DW

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb