Anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese Asim Vokshi betohet para presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Ai do të zëvendësojë Holta Zaçajn, mandati i së cilës ka mbaruar që në muajin prill.

Kujtojmë se Gjykata e Lartë shpalli fitues Asim Vokshin për zëvendësimin e Zaçajt, por rezultati u kundërshtua nga kandidatja tjetër Naureda Llagami. Kjo e fundit pretendoi në Administrative dhe më pas në Kushtetuese, që një votë e shpallur e pavlefshme, i takonte asaj, e rrjedhimisht e bënte atë gjyqtare kushtetuese.

Me ikjen e Zaçajt, gjykata duhet të zgjedhë edhe një kryetar të ri, ndërsa përkohësisht institucioni i lartë i drejtësisë drejtohet nga nënkryetarja Marsida Xhaferllari.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb