BRITANI E MADHE-Më shumë se 2.6 milion votues britanik kanë ndryshuar idenë për Brexit: Tani janë kundër daljes së Britanisë së Madhe nga
Bashkimi Europian.
Të dhënat vijnë nga një sondazh i Focaldata realizuar për grupin Best for Britain.
Sipas asaj që raporton Independent, nëse këta votues do të votonin për të mbetur në Be në referendumin e 23 qershorit 2016 vendi do të kishte mbetur në Be qartazi.
Pjesa më e madhe e votuesve që kanë ndryshuar mendim janë laburistët, thotë sondazhi dhe kjo duhet të rrisë presionin mbi liderin e partisë Jeremy Corbyn, për ta bindur atë të ketë një qëndrim më të egër ndaj Brexit.
Nga sondazhi del gjithashtu që më shumë se 970.000 persona që në 2016 kishin votuar kundër Brexit, sot do të ishin në favor.
(da.xha/BalkanWeb)
